Greqi, fushate kunder duhanit ne diten nderkombetare

Vetem ne Greqi mbi 20 mije persona humbin jeten ne vit nga pirja e duhanit. Nga Athina e deri ne Selanik, pikerisht ne Diten Nderkombetare Kunder Duhanit, organet greke te shendetsise dhe shoqatat e studenteve te fakulteteve mjekesore ne universitetet greke, kane filluar nje fushate informuese per rreziqet e pirjes se duhanit.
“Statistikat e njohura nga vendet e tjera europiane te cilat kane zbatuar ligjin e ndalimit te duhanit vertetuan se perfitimet ishin teper te medha”, shprehet Georgeos Kiriakidis nga Departamenti Shendetsor ne Greqine e veriut.
Krenar qe nuk ka pire gjate gjithe jetes se tij asnje cigare, presidenti grek Karolos Papulias ishte shtetasi i pare helen qe firmosi te ashtuquajturen "Angazhim jete", karten e te drejtave dhe detyrave te te gjitheve per nje mjedis te paster nga tymi i duhanit, ndersa e ka karakterizuar pirjen e duhanit fatkeqesi te shoqerise greke. “Isha jo vetem nje iniciator kunder duhanit, por edhe ne cdo ministri qe kam qene, kam luftuar dhe nuk kam lejuar prijen e duhanit”, thekson Papulias.
Nje sondazh me 600 te punesuar ne qendrat e argetimit tregoi se 85% e te anketuarve e konsiderojne ligjin e ri si nje mase teper te domosdoshme per shendetin publik. Aktualisht me ndalimin te duhanit ne vendet publike jane dakord 65% e atyre qe pijne duhanin dhe 95% e atyre qe nuk e pijne. Nje prej statistikave me tragjike ne shoqerine greke eshte fakti qe 3 ne 10 femije kane provuar cigaren qysh ne moshen 13 vjec.
Duke llogaritur vleren e medikamenteve mjekesore qe perdoren per kurimin e semundjeve qe lidhen me pirjen e duhanit, specialistet greke vleresojne se shuma e tyre tyre tejkalon shifren prej 5 miliarde eurosh .