E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni takon sekretarin e Liges Arabe

Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka takuar ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, Sekretarin e Pergjithshem te Liges Arabe, Amr Musa.
Ne kete takim, Hyseni e ka njohur sekretarin Mussa me hapat qe Kosova ka bere ne planin e ndertimit te shtetit, duke evidentuar faktin se ajo eshte kthyer ne faktor te fuqishem stabiliteti ne rajon. Ai i kerkoi Sekretarit te Pergjithshem te Liges Arabe, vendosjen e kanaleve te rregullta te komunikimit dhe kerkoi mbeshtetjen dhe njohjen e shtetit te Kosoves nga vete Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anetare te Liges. Sekretari Musa nderkaq mirepriti kerkesen e ministrit Hyseni, qe mes tyre te vendoset komunikim i rregullt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›