E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi gazetaret ne proteste

Qindra gazetare kane perbere lajmin kryesor ne vendin fqinj ne Greqi pasi kane zhvilluar nje proteste ne Athine kunder shkurtimit te vendeve te punes dhe reduktimeve financiare per pagat. Rrjetet televizive buletinet informative ne radio dhe shume programe jane anulluar si pjese e greves 24 oreshe te organizuar nga Unioni i Gazetareve ne Athine. Gjithashtu per daten 1 dhjetor eshte anulluar edhe botimi i gazetave ndersa reporteret kameramanet dhe fotografet do te marin pjese ne greve. Puneonjesit e mediave duhet te mbrojne te drejtat e tyre. Ata jane aty per te dhene lajmin dhe nje vend pa lajme pa informacione eshte nje vend ne erresire- tha njeri prej gazetareve qe mori pjese ne proteste George Delikaris. Keta punonjes jane goditur edhe nga kriza ekonomike qe ka shkaktuar jo pak problem ne sektorin mediatik ne nje kohe qe Greqia perballet me recesionin dhe krizen e borxheve. Organizatat e Mediave private po shkurtojne vendet e punes po reduktojne orarin dhe pagen per punonjesit ne shkalle te gjere. Nderkaq dy gazeta te perditshme jane mbyllur duke prekur qindra gazetare. Edhe gazetaret me kontrata ne rrjetet mediatike shteterore gjithahstu jane prekur nga reduktimi i pagave si pasoje e masave te qeverise per planin anti krize. Qeveria vijon te implementoje programin e reformave ku pagat dhe pensionet jane redkutuar ndjeshem dhe per momentin nuk rinovohen as kontratat e perkohshme te punes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›