E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa per Irlanden a e mbyll problemin e monedhes se perbashket

Euroja Si do te performojne ekonomite e tjera

Pas premtimit te ndihmave financiare per Irlanden ne shumen prej 85 miliarde eurosh komisioneri i BE-se per politiken monetare Olli Rehn eshte i bindur se ekonomia e Irlandes do te shenoje rritje mbi mesataren qe ne 2012. BE-ja vazhdon te kete frike per stabilitetin e euros por premisat e ekonomise duket se po permiresohen. Komisioni i BE-se permiresoi parashikimet e tij per rritjen ekonomike ne krahasim me prognozen e pranveres pjeserisht madje dukshem. Keshtu pritet te ulen deficitet papunesia po reduktohet ngadale dhe inflacioni pritet te mbetet ne nivele te moderuara. Pritjet per rritjen ekonomike do te dobesohen disi vitin e ardhshem por rritja edhe gjate 2011-s do te jete me e mire nga sa parashikohej ne pranvere. Megjithate ky parashikim eshte vetem nje mesatare per 27 vendet anetare. Zhvillimi ne vendet e vecanta aktualisht eshte shume i ndryshem thote komisioneri i BE-se per politiken monetare Olli Rehn Duhet pranuar se kemi nje ndarje ne Europe. Ne radhe te pare Gjermania ka dale shume e forte nga kriza. Kjo vlen edhe per disa vende anetare nga Europa Qendrore dhe Veriore. Ne te njejten kohe vendet ne jug te Europes dhe Irlanda kane veshtiresi te qarta kryesisht per shkak te problemeve ne konsolidimin financiar. Per rritjen ne Gjermani Rehn nuk gezohet vetem per faktin qe keshtu ajo merr rolin e lokomotives ne BE. Komisioneri theksoi gjithashtu se ne Gjermani eshte ne rritje edhe kerkesa e brendshme. Kjo lidhet me shpresen qe disbalancat e medha ne bilancet tregtare ne Europe te reduktohen ngadale. Rehn shpjegoi edhe njehere ndihmen per Irlanden pasi tregjet nuk kane reaguar si pritej pas vendimeve te ministrave te Financave te dielen. Ne do te bejme gjithcka eshte e mundur per te siguruar stabilitetin financiar te Europes. Si gjithmone duhet kohe per te rifituar besimin e humbur. Per kete na duhet nje menyre veprimi shume konsenkuente dhe e vendosur ne disa fusha. Ne e dime kete dhe do ta bejme theksoi Rehn. Sipas komisionerit te BE-se ekonomia irlandeze eshte ne te vertete e shendoshe Irlanda ka te dhena baze ekonomike shume te forta. Kjo baze e qendrueshme e gershetuar me zbatimin me vendosmeri te programit te konsolidimit pritet te ndihmoje qe vendi te rikthehet ne shtegun e rritjes se forte dhe te qendrueshme ekonomike duke ruajtur njekohesisht kontekstin social. Per situaten ne Portugali Rehn deri tani nuk ka thene fjale kaq te qarta. Shume druhen se Portugalia do te jete vendi i ardhshem qe do ti drejtohet ombrelles se shpetimit te BE-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›