E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, gjenden të vrarë 2 persona, njëri shqiptar

MITILINI - Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në ishullin Mitilini të Greqisë, në zonën e quajtur Keramia Lesvos.

Një shtetas grek 30 vjeç dhe një shqiptar 39 vjeç janë gjetur pa jetë në një kamion të braktisur, në një zonë rurale.

Sipas komunikatës për shtyp të policisë greke, nga hetimet e para u konstatua se dy burrat ishin vrarë me armë zjarri dhe më pas kamionit ku u gjetën trupat, i ishte vënë flaka, nga e cila ai ishte dëmtuar pjesërisht.

30 vjeçari vendas dhe shqiptari 39 vjeçar, ishin raportuar të zhdukur nga familjarët në datën 19 Prill dhe për këtë shkak policia filloi menjëherë kërkimet. 

Gjithashtu kanë nisur hetimet për zbardhjen e krimit të dyfishtë, ku viktimë mbeti edhe një shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›