E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesë dokumentacioni, “Fshesa” greke riatdheson 21 shqiptarë

Shteti grek, përmes autoritetve policore vazhdon operacionin “Fshesa”për emigrantët ilegalë. Burime nga policia bëjnë me dijë se pjesë e këtij aksioni policor janë bërë plot 21 shtetas shqiptarë, të cilët janë riatdhesuar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, autoritetet greke bëjnë me dije se ndalimi dhe riatdhesimi i të 21 personave është bërë për mungesë dokumentacioni dhe qëndrim ilegal në shtetin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›