Mirditë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 45-vjeçarit

Vazhdon të rezultojë i pagjetur trupi i 45-vjecarit të mbytur në Mirditë. Kërkimet për gjetjen Llesh Karricës, babai i gjashtë fëmijëve, i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Fan vazhdojnë ende. Karrica ka gjetur vdekjen teksa përpiqej për të kaluar lumin Fan në rrethin e Mirditës, për të shkuar në shtëpinë e tij.Viktima është nga fshati Simon i rrethit të Mirditës. Mësohet se Karrica ka qenë duke u kthyer nga qyteti i Rrëshenit për në shtëpinë e tij, në fshatin Simon, ndërsa i është dashur për të kaluar një lum të rrëmbyeshëm e me sasi të madhe uji, kjo pasi rruga që lidh fshatin e tij me Rrëshenin është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave nga reshjet e shumta. Ndërkaq kryetari i komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, bën me dije se është kërkuar ndihma e policisë për të gjetur viktimën, por errësira dhe uji po pengojnë kërkimet.