E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hermes Nikaj: Nuk jam gay, kam të dashur

TIRANE- Edicioni i sivjetshëm i Big Brother, ndoshta nuk do të mbahet mend për personazhe të spikatur por me siguri do të kujtohet për personazhe për të cilët është vënë në diskutim orientimi seksual.

Mes këtyre personazheve, është edhe Vlash Martika i cili u përfol për orientimin e tij homoseksual. Disa suplemente shqiptare publikuan madje histori romantike mes tij dhe disa personazheve të tjerë, një prej të cilëve ishte edhe Hermes Nikaj. Personazhi i bërë i njohur nga një program mëngjesi, sipas një suplementi deklaronte se Vlashi kishte shprehur dëshirën për të pasur një lidhje romantike me të.

E megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe Hermes Nikaj, ka nxituar të përgënjeshtrojë lajmin mbi orientimin e tij seksual. I ftuar në emisionin “Takimi i Pasdites” në TV Klan, Hermes deklaroi: “Nuk jam gay, kam të dashur femër”.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›