Policia e Elbasanit arreston dy persona të kërkuar nga Italia

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burimet zyrtare nga Policia, bëjnë të ditur se shtetasit e arrestuar janë Namik Dema dhe Fadil Alushi. Mësohet se ndalimi i dy shtetasve është bërë pasi shtetasit kishin një proces gjyqësor të hapur në Itali. Dema akuzohet për trafik droge, ndërsa Fadil Alushi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, do t`i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërkaq pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë.