Siri, vritet zyrtari i Gjysmëhënës së kuqe

Një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe dhe një prift kanë qenë në mesin e dhjetëra viktimave të vrara të mërkurën në Siri.
Gjithçka ndodhi gjatë një sulmi që forcat ushtarke pro-qeveritare ndërmorrën në një lagje të një qyteti tashmë të njohur për një revoltë më parë.
Gjysmëhëna e Kuqe dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bënë thirrje që Siria të hetojë vrasjen e Abdulrazak Jabero Hishamit, Sekretar i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe në Siri dhe kreu i operacioneve të saj në provincën Idlib. Gjysmëhëna e Kuqe ndërkombëtare tha se Hisham ishte duke udhëtuar në një automjet "shënuar qartë", me emblemën e tij, kur ai u vra.
Agjencia Shetërore e Lajmeve Arabe në Siri tha se ai u qëllua në kokë nga një "grup terroristësh." Mes të vrarëve ishte edhe një prift që pas sulmeve të ushtarakëve ishte munduar t’i jepte ndihmën e parë një gruaje të plagosur, bënë me dije raportet vendase.