Xhamia e re në Tiranë, muslimanët: Guri i parë për Bajram
Vetëm pak ditë pasi komisioni i bashkisë i ka dhënë rrugë ndërtimit të xhamisë së muslimanëve, drejtues të komuniteti dëshirojnë që themelet e parë të kësaj xhamie të hidhen në muajin gusht, në ditën e Bajramit. Sheshi i Namazgjasë është vendi ku do të ngrihet ky objekt.
Në lidhje me problemet e pronësisë, Gazmend Aga, nënkryetari i komitetit thotë se 6000 m2 janë në pronësi të muslimanëve.
“Pjesa më e madhe e këtij trualli është në pronësinë tonë. Ne jemi duke negociuar edhe me bizneset për të ndërtuar në këtë hapësirë xhaminë e madhe me arkitekturë sa tradicionale aq edhe bashkëhohore” ka theksuar Aga.
Po a do ti përmbush kjo xhami kërkesat e muslimanëve? "Kjo do të jetë një xhami e madhe dhe e dëshirueshme nga ne por nuk mund të përmbushë të gjitha nevojat e muslimanëve. Mendojmë se më e udhës do të jetë të ndërtohen xhami në nivel lokal për besimtarët tanë.
Po cfarë do të ndodhë me projektin e mëparshëm të xhamisë kur kreu i bashkisë se Tiranes ishte Edi Rama? “Jemi duke parë se cilët nga elementët e studios të parë mund të qëndrojnë në projektin e ri” ka shtuar ai më tej
Komiteti musliman thotë se dy do të jenë alternativat e zgjedhjes së projektit ku e para: projekti do të jetë me arkitekt shqiptar dhe e dyta sërisht një konkurs studiosh ndërkombëtare.