E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grabitja e Muzeut të Olimpias, të dyshuarit shqiptarë

ATHINE - Policia greke ka ecur në hetimet për grabitjen e antiukave me vlerë në muzeun e Olimipas para disa ditësh dhe ka vënë në rrethin e të dyshuarve një shtetas shqiptar dhe 2 persona të tjerë bashkëpunëtorë të tij. 

Sipas të dhënave që kanë dalë në dritë, karakteristikat e autorëve duket se përputhen me ato të hajdutëve, që më parë kishin kryer katër grabitje në dyqane bizhuterish.

Në veçanti, autoritetet kanë vënë në mikroskopin e hetimeve shqiptarëve etnikë që në të kaluarën janë përmendur për vepra të ndryshme.

Për këtë kanë ndihmuar shenjat e gishtërinjve të gjetura në objektet, pas grabitjse me armë në Muzeun e Historisë së Lojërave Olimpike.

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se nuk bëhet fjalë për grabitës me përvojë në fushën e objekteve antike, që e njihnin atë që rrëmbyen nga sallat e muzeut.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin se grabitja është bërë nga dy persona, ndërsa i treti i priste diuku jashte me makinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›