'21 janari' Zegjine Sollaku përjashtohet nga cështja e Ndrea Prendit
TIRANË- Gjykata e Apelit miratoi sot kërkesën e palës mbrojtëse për perjashtimin nga trupi gjykues të Zegjine Sollakut, nga ceshtja ndaj ish Komandantit të Gardes Ndrea Prendit, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi të drejtë argumentin e mbrojtjes, se Zegjine Sollaku, bashkëshortja e ish kryeprokurorit Thodhori Sollaku ka papajtueshmëri ligjore.
Gjykata e Apelit kishte parashikuar në orën 10:30 nisjen e seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi i akuzuar për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt me 21 janar.
Avokatët e ish Komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë kërkuan sot dorëheqjen e bashkëshortes së ish Kryprokurorit Theodhori Sollaku, nga trupi gjykues.
Gazetarja Klodjana Lala raporton për NEWS24 se seanca ka zgjatur vetëm pak mituta për shkak të kërkesës së avoktatit mbrojtës Genti Gjokutaj, i cili ka kërkuar që anëtarja e trupit gjykues Zeqine Sollaku të dorëhiqet për papajtueshmëri me ligjin.
Sipas avokatit mbrojtes të ish komandanit të gardës Ndrea Prendi, Sollaku ka papajtueshmëri ligjore që lidhet me detyrën që ka ushtruar më parë bashkeshorti i saj Theodhori Sollaku si Kryeprokuror i Pergjithshem.
Kërkesa ka të bëjë lidhur më një konflikt midis palëve të ndodhur në vitin 2006, ku bashkëshorti i anëtares së trupit gjykues, mbante postin e Kryprokurorit. Avokati ka paraqitur disa gazeta të kohës, mes tyre edhe Gazetën Shqiptare, ku sipas mbrojtjes pasqyrohen faktet e konfliktit mes Theodhori Sollakut dhe Ndrea Prendit.
Dje mësohet se dha dorëheqjen nga cështja Dalip Bushi, një tjetër anëtar i trupit gjykues. Dorëheqja e ketij të fundit u bë për shkak të funskionit që kryejnë fëmijët e tij në organin e akuzës.
APELI RIVLERËSON MASEN E SIGURISE PER NDREA PRENDIN
Gjykata e Apelit pritet të zhvillojë sot në orën 10:30 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt më 21 janar. Apeli shqyrton rivlerësimin e masës pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria.
Në seancën e sotme pritet që Apeli të vendosë për të dytën herë për fatin e ish Komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ apo dot ndryshojë masën në ‘arrest me burg’.
Është Prokuroria që iu drejtuar Gjykatës së Tiranës për të ndyshuar vendimin, por kjo e fundit vendosi që cështjen të shqrojë Gjykata e Apelit.
Prokuroria kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga 'arrest shtëpie' në 'burg' me pretendimin se ekzistojnë dyshime te arsyeshme për implikimin e Ndre Prendit në ngjarjet e 21 janarit. Për Prokurorine, ish- komandanti i Gardes, Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në drejtim të turmës ne 21 janar 2011 gjate demonstrates para selisë së Kryeministrisë. Ndërkohë që njëri nga plumbat e dalë nga pistoleta e Prendit, pretendohet se ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj.Trupi gjykues i kryesuar nga Hysni Demiraj, do të vendosë për faktet e reja që paraqet sot Prokuroria. Gazetarja e NEWS24 Klodjana Lala bën me dije se provat e reja të Prokurorisë kanë të bëjnë me disa mandate tërheqjeje që vërtetojnë se pistoleta e përdorur në 21 janar, i përket Ndrea Prendit.
Gjykata e Apelit në Tiranë më 8 shkurt rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë se ‘arrestit në burg’, ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit, duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj te pandehurit Prendit.
(el.me/BalkanWeb)