Apeli rivlerëson masën e sigurisë për Ndrea Prendin

Në Gjykatën e Apelit zhvillohet sot një tjetër seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt më 21 janar.
Prokuroria kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpi në Burg me pretendimin se mbi Prendin rëndojnë akuza për vrasje.
Për Prokurorine, ish- komandanti i Gardes, Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në drejtim të turmës në 21 janar 2011 gjatë demonstratës para selisë së Kryeministrisë.
Më 8 shkurt Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë se "arrestit në burg", ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.