E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria zvarrit Reformat, integrimi po kompromentohet

TIRANE-Grupi parlamentar socialist shprehur sot qëndrimin se puna për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare po vonohet për shkak të qeverisë.
Shqetësimin se puna mbi këto reforma mbetet ende shumë larg zbatimit të afateve e shprehu Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit të kësaj partie ku theksoi se pala tjeter duke zvarritur qellimisht keto reforma po kompromenton integrimin e vendit ne BE.
 
“Jemi shumë të shqetësuar lidhur me dështimin e procesit në raport me afatet. Sot, sipas afatit duhet të ishim drejt finalizimit të reformës zgjedhore në pak ditë të mbetura të shkurtit, jemi shumë larg këtij objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritje nga pala tjetër” theksoi Rama.

“E ndaj me ju këtë shqetesim sepse edhe reformë është prioritet kyc për BE, sepse lidhet drejtpërdrejt me statusin e vendit për BE dhe prioritet kyc për opozitën se lidhet drejt përdrejt me zgjedhjet dhe fatin e saj”.

Sipas Rames, te njejtin fat zvarritjeje po peson dhe reforma parlamentare.
"E njëjta gjë po ndodh dhe me reformën parlamentare. Reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyce të saj. Nëse këto reforma nuk kalojnë atëherë integrimi është i kompromentuar. Përgjegjësi i vetëm është qeveria shqiptare” shtoi më tej Rama.

Ai ka theksuar se PS-ja ka vullnet për të miratuar ndryshimet që duhet të marrin konsensusin në Komisionin e Ligjeve ndërsa ka shtuar se reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk duhet të kompromentohet. Rama më pas theksoi se PS ka punuar dhe vijon të kontribuojë në punën në parlament duke dhënë kontribut teknik dhe politik.
“Falenderoj sot të gjithë anëtarët tanë për punën në komisionin e ligjeve. Për punën voluminoze për ligje që kërkojnë 3/5 dhe së fundmi për Kodin Penal duke u angazhuar për një proces ku jo vetëm kemi dhënë kontributin tonë politik por dhe atë teknik. Nënvizoj se në këtë aspekt ne do të mbetemi krejtësisht të vullnetshëm dhe nga ana tjetër të shprehim shqetësimin që reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk duhet të kompromentohet”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›