E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grevë 24-orë e mjekëve dhe farmacistëve

ATHINË- Spitalet në Greqi do të pranojnë sot vetëm rastet urgjente, pasi mjekët shpallën një grevë të re 24-orëshe në shenjë proteste kundër reformave qeveritare të propozuara në sistemin e shëndetësisë, njoftoi media greke.
Ministria greke e Shëndetësisë ndodhet ende e okupuar nga mjekët, të cilët insistojnë që qeveria të tërhiqet nga projektligji për ndryshime në sistemin shëndetësor.
Ministri grek i Shëndetësisë, Andreas Loverdhos deklaroi se projektligji nuk do të tërhiqet. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të mjekëve për dialog.
Po kështu, në grevë 24-orëshe janë edhe farmacistët, të cilët protestojnë kundër projektligjit për liberalizimin e profesionit të tyre.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›