Serbi, policet nëgrevë, kërkojnë rritjetë pagave 40 %
BEOGRAD- Rreth 13 mijë policë, anëtarë të sindikatave të pavarura të policisë serbe zhvilluan sot një grevë të përgjithshme për të kërkuar një rritje me 40 për qind të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës, njoftoi sot agjencia e lajmeve Beta.
Presidenti i sindikatës, Velimir Barbulov theksoi se grevistët ishin paraqitur në vendet e tyre të punës, por nuk do të ushtrojnë detyrat e tyre përveç ndonjë situate urgjente.
''Punonjësit e administratës së policisë do të marrin pjesë gjithashtu në grevë dhe nuk do të shpërndajnë dokumente për qytetarët vetëm në ndonjë rast urgjent'', theksoi Barbulov.
Klima sociale në Serbi është rënduar pasi edhe disa sindikata të tjera si ajo e mjekëve kanë njoftuar grevë, ndërkohë që një pjesë e madhe e mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme në Serbi zhvilluan të hënën një grevë.
(atsh/BalkanWeb)