E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, hyn të grabisë një banesë, vritet shqiptari 43 vjeçar

PEANIA - Një shqiptar 43 vjeç ka mbetur i vdekur, pas tentativës për grabitje që bëri në një banesë në Peania, Greqi. 

Banorët thonë se 43 vjeçari së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij, hynë në banesat e zonës, rreth orës 2:30 të mëngjesit të kaluar.

Sipas raporteve, grabitja e parë përfundoi pa probleme, ndërsa gjatë hyrjes në banesën e dytë, u ndez alarmi. Viktima 43 vjeçar kërcënoi me thikë gruan e shtëpisë për ta fikur atë. Djali i gruas, një student 23 vjeçar, i cili ishte kthyer në shtëpinë e tij për të punuar në lokalin e të atit, u përlesh me grabitësit, të cilët më pas u larguan.  

23 vjeçari thirri policinë e cila filloi kërkime pa rezultat. Djali mori një çifte dhe filloi të ndjekë grabitësit. Ai mbi ta duke lënë të vdekur 43 vjeçarin shqiptar. 

Studenti 23 vjeçar u dorëzua, ndërsa policia arrestoi edhe një shqiptar tjetër, që mendohet se ishte i afërm dhe bashkëpunëtor i viktimës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›