E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb Nikoliç sot në veri të Kosovës

BEOGRAD - Kryetari i ri i shtetit serb, Tomislav Nikolic, do të takohet sot me kryetarët ilegalë të Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, dhe me të ashtuquajturin kryetar i Qarkut të Mitrovicës, thuhet në një njoftim të Presidencës së Serbisë.

Për ditën e ardhshme është planifikuar takimi i tij edhe me serbët në jug të Ibrit.

Nikoliç, njofton “Beta”, do të takohet me kryetarët ilegalë të veriut të Kosovës me kërkesë të tyre.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›