Greqi, integrim imigrantëve në radhët e policisë
ATHINË- Qeveria greke njoftoi sot se planifikon të integrojë imigrantët në radhët e policisë, një program që synon të përmirësojë sjelljen e forcave të rendit dhe shmangien konflikte me opinionin public. Programi vjen pak pas ngjarjes së bujshme të vdekjes së një të riu pakistanez, i cili, sipas denoncimeve, ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në një komisariat policie. Ndërkohë Greqia njihet si shteti me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë në vend.
Michalis Chrisochoidis, ministri për Mbrojtjen e Qytetarit, dikasteri që drejton edhe rendin publik, shpjegoi gjatë një takimi me eksponentë të lëvizjes anti-raciste se gjatë fazës së parë, imigrantët mund të punësohen si "asistentë" të policisë për të kryer rolin e psikologut, ose përkthyesit në marrëdhënien ndërmjet policisë dhe komunitetit të huaj, që punon dhe jeton në Greqi.
Në një fazë të dytë, imigrantët e brezit të dytë mund të punësohen si agjentë në radhët e policisë. Megjithatë për të bërë këtë lëvizje do të duhet amendimi i një dekreti presidencial.
Deklarata e Chrisochoidis vjen pas shumë debatesh që shkaktoi vdekja e 27-vjeçarit nga Pakistani, Mohammed Atif Kamran. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë zbardhur zyrtarisht, por sipas denoncimeve ai është keqtrajtuar dhe torturuar në komisariatin e policisë të Nikaias, në periferi të Athinës.
Lëvizja anti-raciste dhe ajo e anarkistëve, disa OJQ, të Gjelbrit dhe partia e ekstremit të majtë "Syriza", i kanë kërkuar qeverisë të hetojë sjelljen brutale të policisë ndaj imigrantëve dhe kategorive të tjera shoqërore, që në fakt është denoncuar vazhdimisht.
Ministri, i vënë nën presionin e protestave, deklaroi dje se dosjen e çështjes Kamran e kishte dërguar për hetim në Gjykatën e Lartë.
Sjellja brutale ndaj emigrantëve të huaj në Greqi, është kritikuar dhe nga organizata ë të drejtave të njeriut boterore. Shumë raste janë bërë publike nga vetë emigrantët shqiptarë të cilët i kanë publikuar ato, por shteti shqiptar nuk ka drejtuar asnë notë proteste ndaj fqinjit Greqi.
Ndërkohë Greqia njihet si shteti me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë në vend me mbi 500 mijë të tillë. Nuk dihet nëse programi do të rekrutojë dhe shqiptarë, pasi dihet që shumica e tzre e flasin dhe e shkruajnë shumë mirë gjuhën greke.
(d.b/BalkanWeb)