E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB do të zëvendësojë zyrtarët e zgjedhjeve në Afganistan

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, ka deklaruar se OKB-ja po kërkon të ndryshojë dhe të zëvendësoje më shumë se gjysmën e zyrtarëve më të larttë në zgjedhjet në Afganistan. Ban Ki- moon tha në një intervistë për BBC-në se 200 zyrtarë janë përfshirë në manipulime në raundin e parë të zgjedhjeve dhe për këtë arsye, raundi i dytë duhet të garantojë transparencë dhe kredibilitet. Ndërkaq liderët botërore e kanë mirëpritur idenë e paraqitur nga presidenti Hamid Karzai për vendimin për të zhvilluar një tjetër raund zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki- moon tha se vendimi për të zevendësuar zyrtarët, bëhet për të garantuar që mashtrimet e mëdha, prej të cilave u hodh poshtë edhe fitorja e Karzait në raundin e parë, të mos përsëriten në ribërjen e zgjedhjeve muajin e ardhshëm. Më tej, Ban Ki- moon, hodhi poshtë akuzat se OKB-ja kishte tentuar të mbante fshehur përmasat e mashtrimit. Të martën, presidenti afgan Hamit Karzai i gjendur përpara presionit ndërkombëtar, pranoi rezultatet e një hetimi që zbuloi prova të një mashtrimi elektoral në përmasa të mëdha. Zgjedhjet ndërmjet Karzait dhe rivalit të tij kryesor Abdullah Abdullah, do të zhvillohen më 7 Nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›