E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria mirëpret marrëveshjen Kosove-Maqedoni

SOFIE-Bullgaria mirëpret hapat nga Kosova dhe Maqedonia për nënshkrimin e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Shkupit për kufirin e dy shteteve.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Sofje thuhet “Ne çmojmë këto angazhime si një shprehje e politikës së marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

“Duke i ndjekur këto marrëdhënie të mira ne gjithmonë kemi menduar si kusht vendimtar për integrim në BE dhe NATO të Ballkanit Perëndimor",vazhdon më tej deklarata e  Ministrisë së Jashtme bullgare.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›