Greqi, kandidatii PS Niko Peleshitakon emigrantët
SELANIK- Kryetari i bashkisë së Korcës, kandidat i PS edhe për një mandat tjetër, Niko Peleshi, zhvilloi të shtunën një takim me bashkëqytetarë të tij, që jetojnë e punojnë në Selanik. Peleshi shoqërohej nga deputeti i Korcës Ben Blushi dhe koordinatori i PS për emigracionin Erion Veliaj.
Takimi u zhvillua në amfiteatrin e Selanikut, ku bashkëqytetarët u mblodhën për të dëgjuar kryetarin e bashkisë, mbi idetë e tij për vazhdimin e projektit të zhvillimit të qytetit të tyre të lindjes.
Gjatë fjalës së tij koordinatori i PS për emigrantët Erion Veliaj, iu bëri thirrje emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë të votojnë për kandidatët e PS, dhe atyre korcarë për socialistin Niko Peleshi. Sipas tij, emigrantët përfaqësojnë atë grup qytetar që është i përjashtuar nga presioni për votën, ndaj për këtë arsye vota e tyre është shumë e vlefshme. Ai siguroi se PS ka marrë gjithë masat që vota e cdo qytetari të mbrohet nga vjedhja dhe manipulimi.
Deputeti i Korcës Ben Blushi gjithashtu e cilësoi votën e emigrantëve një votë të lirë dhe përcaktuese dhe si vendimtar, rolin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës për heqjen e sistemit të vizave. Sipas tij, ishte sjellja dhe kontributi i këtyre emigrantëve që bindi Evropën se shqiptarët duhet të jenë qytetarë të lirë të saj.
Blushi kërkoi që vota e 8 Majit të jetë votë edhe për viktimat e 21 Janarit.
Ai ftoi korcarët e Selanikut të votojnë në 8 Maj për Niko Peleshin dhe jo për “Saliun prej allcie” sic e cilësoi kandidatin e PD Andrea Mano.
Në takim përshëndeti përfaqësuesi i PASOK në Selanik zoti Barbunakis, i cili shprehu optimizmin për hyrjen e Shqipërisë në Evropë dhe vlerësoi kontributin e shqiptarëve në zhvillimin ekonomik të Greqisë.
Me simpati dhe dashamirësi u prit nga korcarët e Selanikut fjala e kandidatit të PS Niko Peleshi, i cili kujtoi se historikisht roli i emigracionit në zhvillimin ekonomik dhe social të Korcës ka qenë shumë i rëndësishëm.
Peleshi bëri një bilanc të arritjeve gjatë 4 viteve të shkuara të punës në krye të bashkisë dhe solli para bashkëqytetarëve elementet kryesorë të programit të tij “120 projekte për Korcën një hap përpara” si: Rigjenerimi i rrugëve dhe gjelbërimi, Korca qendër administrative dhe universitare, bashkia që shërben, Korca qyteti social, pranë biznesit, Korca art, Korca qyteti i turizimit, i festave etj.
Ai shprehu bindjen se edhe me kontributin e emigrantëve, Korca do të jetë qyteti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social, dhe qendër e rëndësishme e ekonomisë kulturës dhe turizmit shqiptar.
Gjatë takimit, Peleshi dëgjoi edhe pyetjet e mendimet e bashkëqytetarëve të tij, problemet e shqetësimet e tyre dhe iu premtoi se do të bëjë gjithcka për ta bërë Korcën qytetin që meriton të jetë.
(m.a/BalkanWeb)