E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria siriane paralajmëron reforma

Pas protestave të pandalshme në Siri kundër regjimit të presidentit Bashas al-Asad, qeveria ka njoftuar një plan gjithëpërfshirës reformash në politikë, ekonomi dhe drejtësi, si edhe ndryshime në aparatin e sigurisë.

Lajmi vjen nga agjencia shtetëore e lajmeve, Sana, e cila i referohet një njoftimi të kryeministrit, Adel Safar.

Me përpilimin e reformave do të merren tre komisione ekspertësh. Kabineti qeveritar miratoi edhe një plan, me të cilin do të nxitet krijimi i vendeve të punës në ekonominë private.

Forcat e sigurisë ndërkohë kanë vazhduar të veprojnë me dhunë kundër opozitës. Në qytetin Daraa, ushtria e mbështetur nga tanket, sulmoi një xhami, ku ndodheshin kundërshtarë të qeverisë. Katër vetë humbën jetën, sipas njoftimeve të dëshmitarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›