E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, demonstratë kundër neonazistëve

Mijëra vetë kanë demostruar në Bremen kundër një marrshimi të Partisë Nacionalsocialiste, NPD.

Në krye të protestës ndodhej kryeministri i landit, kryetari i Bashkisë Jens Böhrnsen (SPD).

Neonazistët do të mbajnë gjatë ditës një manifestim dhe më vonë të marshojnë nëpër lagjet e banuara.

Një aleancë e sindikatave, kishës dhe shoqatave antifashiste kërkon ta pengojë manifestimin e tyre.

3 mijë policë do të mbajnë në distancë nga njëra-tjetra dy demonstratat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›