E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Hebovija: “Ngurtësohet” tregu i shitjes së banesave

TIRANE- Ndryshe nga vitet e mëparshme kur tregu i banesave gjallërohej në dhjetor, këtë vit duket se shitjet janë ngurtësuar. Interesi nga qytetarët edhe pse ekziston nuk konkretizohet në blerje gjë që ka vendosur në vështirësi firmat e ndërtimit.

“Në këtë fundviti gjendja e shitjes së apartamenteve vazhdon të jetë në të njëjtin nivel, duke pasur dëshirë për të blerë, por që nuk blejnë”, tha Zv.drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija.

Për të nxitur interesin e qytetarëve për të blerë banesa firmat e ndërtimit po orientojnë investimet e tyre drejt komplekseve të mëdha të banimit, të cilat të ofrojnë gjithçka për familjet.
“Komplekse që ofrojnë gjithë shërbimet brenda përbrenda tyre duke bërë një ambient mini kualitativ me ambiente sociale dhe me ambiente të tjera të nevojshme”, shtoi Hebovija.

Çmimet e shitjes së banesave nuk kanë pësuar luhatje të forta gjatë këtij viti megjithëse INSTAT konstatoi gjatë 3 mujorit të tretë një rritje të kostove për këtë sektor me 0,4% kundrejt një viti më parë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›