E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët vijojnë protestën, paralajmërojnë grevë

TIRANË- Minatorët e Bulqizës kanë vijuar protestat edhe mëngjesin e sotëm. Minatorët edhe sot janë mbledhur rreth orës 07:00 të mengjesit.

Minatorët e Bulqizë kanë kërcënuar se nëse firma ACR nuk plotëson kërkesat e tyre ato vetë do të rifuten sërish në grevë. Tre kërkesat e tyre jana: Të largohet administratori, të paguhen ditët e grevës dhe sigurimet shoqerore.

Ndërkohë që sic ishte paralajmeruar fëmijet e tyre kanë braktisur bankat e shkollës, në ditën e parë të fillimit të saj, për shkak të problemeve ekonomike.

Ditën e hënë mintaorët kanë tentuar të rinisin grevën e tyre ambientet e minierës, por një gjë e tilë nuk ka qënë e mundur pasi forca të shumta policise kanë bllokuar hyrjen dhe nuk kanë lejuar futjen e minatorëve në galeritë e Bulqizës.

Ngërci i marrëveshes së minatorëve dhe kompanisë kocensionare ACR qëndron në faktin se kjo e fundit nuk e mbështet kërkesën e punonjësve të saj për largimin e administratorit të mineirës nga detyra.

ACR kishte paralajmëruar se nëse minatorët nuk do ktheheshin në punë të hënë ato do përjashtoheshin nga firma, por minatoët nuk e kanë dëgjaur këtë thirrje, ndërkohë që këmbëngulin në kërkesat e tyre.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›