E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapen medrogë dhe armë5 shqiptarë

ATHINE- Policia greke kreu dje një aksion të koordinuar në rrugën Kakavijë-Janinë dhe në qytetin e Trikallas, si rezultat i të cilit u arrestuan një shtetas grek dhe 5 shqiptarë.

Në një kryqëzim në rrugën Kakavijë-Janinë policia ndaloi një mjet, të cilin po e ndiqte pasi kishte informacion se transportonte drogë dhe armë.

Nga kontrolli, brenda automjetit u gjetën disa qese që përmbanin në total një sasi prej 29.5 kg kanabis, një armë tip Kallashnikov dhe 29 fishekë, të cilat sipas informacioneve të policisë u blenë nga një person në kufirin greko-shqiptar dhe do të transportoheshin drejt qytetit të Trikalas.

Ndërkohë rreth së njëjtës orë, policia e Trikallas në veprime të koordinuara, bëri të mundur arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët ishin duke pritur në një automjet, të merrnin drogën dhe armët.

Në përfundim, të arrestuarit janë një shtetas grek (38 vjeç) dhe pesë shtetas të Shqipërisë, (27, 27, 30, 34 dhe 41 vjeç), të gjithë të akuzuar për shkelje të ligjit të drogës dhe armëve. Policia sekuestroi sasinë e drogës, armën dhe 4 automjete.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurori për hetime të mëtejshme.
(balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›