E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet 1 ton drogë që vinte nga Shqipëria

Droga e sekuestruar transportohej nga një gomone 11 metërshe, e cila ishte ngarkuar në brigjet shqiptare. Policia Bregdetare Greke ka gjurmuar gomonen deri në kapjen e saj disa kilometra afër Athinës.

Rruga që kishte ndjekur mjeti lundrues ishte Korfuz, Gumenicë, Mesologji me destinacion Patrën, 200 kilometër larg veri-perëndimit të kryeqytetit grek.

Përveç lëndës narkotike në gomone u gjet edhe një kallashnikov me 70 fishekë, ndërsa personat e arrestuar janë 4, tre shqiptarë dhe një grek. Drejtuesi i gomones ka mundur t’u shpëtojë forcave të policisë dhe ende nuk është gjetur duke u shpallur person në kërkim.

/Start/E. Gorica/

                                                                                             2012-02-15 22:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›