Kukës, helikopterët shpëtojnë një grua shtatzënë

Pasditen e shkuar, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka transportuar nga fshati Arrën e Kukësit, një ndër më malorët në këtë zonë.
Ndonëse koha ishte shumë e keqe, me erë dhe mjegull, helikopteri i FA-së, fluturoi përmes liqenit të Vaut të Dejës, liqenit të Komanit dhe liqenit të Kukësit dhe me shumë vështirësi arriti të ulet në oborrin e shkollës së fshatit Arrën. Më pas është bërë transportimi i gruas nga shtëpia e saj tek helikopteri dhe fluturimi ka vazhduar drejt aerodromit të qytetit të Kukësit.
Rreth orës 16.00 e sëmura është transportuar me një ambulancë në Spitalin e qytetit të Kukësit. Gruaja quhet Nazmie Lekdedaj e datëlindjes 1986 dhe, pas ndihmës mjekësore që iu dha, aktualisht gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ajo ka falënderuar ekipin e pilotëve ushtarakë për aktin e guximshëm dhe human që kanë kryer në shërbim të shpëtimit të jetës së saj dhe të fëmijës ende të padalë në jetë. /Start/
2012-02-16 09:13