E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani shpalos përparimet bërthamore

Media shtetërore iraniane shfaqi Presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad, teksa inspektonte shufrat në një reaktor.

Shtetet perëndimore frikësohen se Irani kërkon të prodhojë armë bërthamore; Teherani zyrtar ngul këmbë se dëshiron të prodhojë energjinë e tij.

Qeveria shpalli “gjeneratën e re” të centrifugave më të shpejta dhe më efikase në impiantin bërthamor Natanz, në qendër të vendit.

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike iraniane, Fereydoon Abbasi Davani, tha se këto centrifuga tanimë ishin tri herë më të shpejta se ato të mëparshmet.

Ndërsa Presidenti iranian, Ahmadinexhad, tha se vendi i tij nuk do ta ndalte kurrë programin për pasurimin e uraniumit./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-15 16:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›