E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqetësime për 4 familje në Lekbibaj të Tropojës

Kryetari i komunës së Lekbibajt në rrethin e Tropojës jep alarmin se prej 10 ditësh  ka humbur  tërë kontaktin me 2 familjet Ndrevataj dhe 2 familjet Prebibaj që  ndodhen sipër fshatit Curraj i Epërm.

“Prej 10 ditësh nuk kemi asnjë lidhje me këto familje, ndërsa trashësia e dëborës arrin në mbi 4 metra. Ushqime kanë patur, por dyshojmë për ndonjë shembje shtëpie”, thotë kryetari i komunës,  Gëzim Meshaj. Ai thotë se, “për  situatën e krijuar kam informuar edhe strukturat shtetërore”.

Ai shton se për të terrenit malor, në këtë fshat është e vështirë të shkohet gjatë periudhës së verës. "Nga fshati më i afërm edhe në stinën e verës  rruga bën rreth 4 orë, ndërsa tani kur trashësia e dëborës arrin në mbi 4 metra është e pamundur, përgjigjet kryetari i komunës. Ndërkohë, reshjet e dëborës  edhe pse kanë pushuar  në këtë zonë të largët malore shqetësim përbën  mbarimi i bazës ushqimore për blegtorinë.

Një shqetësim tjetër është  rënia e ortekëve në fshatin Gjonpalaj  që gjithsesi deri tani nuk kanë shkaktuar  dëme në njerëz. Po ashtu, shqetësim përbën mungesa e energjisë  elektrike për shkak të dëmtimeve në rrjet. “Është vështirë të gjendet se ku është defekti në kushtet kur trashësia e dëborës arrin në mbi 4 metra. Askush nuk guxon të dalë të rregullojë defektin”, thotë Meshaj.

 Një muaj më parë,  si rrjedhojë e  erërave  shumë të  forta  në fshatrat e kësaj komune u dëmtuan çatitë e 15 banesave, ndërsa  4 shtëpi  të tjera  u bënë të pabanueshme nga dëmtimet e pësuara. /Start/

                                                                                             2012-02-16 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›