Debora zbardh Kukesin

Qarku i Kukësit është gdhirë ditën e sotme nën petkun e dëborës. Në Kukës të gjitha akset kryesore rrugore janë të kalueshme, por për shkak të temperaturave të ulëta automjetet duhet të përdorin zinxhirë në disa segmente rrugore, ndërsa rruga Kukës-Shishtavec kalohet vetëm me zinxhirë.
Aktualisht janë të bllokuara komunat e Zapodit, Kalisit dhe Arrnit, për shkak se traseja e rrugëve që lidh këto komuna me qytetin e Kukësit është e mbuluar nga shtresa të konsiderueshme akulli, por edhe si pasojë e dëborës që ka nisur nga mëngjesi i sotëm. Temperaturat tashmë kanë pësuar ulje, ndërsa shënon -8 gradë celsius.