E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, kthimi i shqiptareve ne vendet e punes

Vijon të mbetet e normalizuar situata në pikën kufitare te Kakavijës. Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se 2300 persona dhe 550 automjete janë drejtuar për në Greqi. Sipas të dhënave të fundit, po punohet me kapacitetet të plotë duke shmangur dhe pritjet e gjata ku pala shqiptare punon me 4 sportele.
 

Duket se cdo gje është normalizuar, pasi situata në pikat doganore shqiptare rëndohet vecanërisht në prag festash dhe sezon vere ku emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prej vitesh kthehen në atdhe pikërisht në këto sezone. Fluks doganat paraqesin edhe në kthimin e emigrantëve në Greqi pas mbarimit të festave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›