E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet banda “shumëkombëshe”e vjedhjeve

VOLOS- Policia greke arriti të shkatërrojë një bandë vjedhjesh, pas arrestimit të 5 nga 7 anëtarët e saj. Këta persona vetëm ditët e fundit kishin kryer një sërë vjedhjesh në disa shtëpi dhe dyqane në zonën e Almyros dhe Amaliapolis duke u kthyer në “makthin” e banorëve.

Personat e arrestuar janë të kombësive të ndryshme; dy janë shtetas grekë (njëri prej të cilëve i mitur), dy janë rumunë dhe një shqiptar, ndërsa ende kërkohen dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Autorët e vjedhjeve u ndoqën nga policia ndërsa ishin duke qarkulluar me dy makina, por dy prej tyre arritën të shpëtonin dhe ende nuk bëhet e ditur kombësia apo identiteti i tyre.

Polica thotë se pak para se të kapej, banda kishte vjedhur nga një hotel në Amaliapolis, pajisje shtëpiake elektronike dhe me vlerë rreth 2 000 €.

Gjithashtu një natë më parë kjo bandë kishte hyrë me dhunë në dy shtëpi, nga ku kishte vjedhur pajisje elektronike me vlerë 1.000 €.

Më 15 prill, janë regjistruar gjithashtu dy vjedhje në një shtëpi dhe kafene në zonë, me vlerë rreth 3000 €.

Policia konfiskoi makinat dhe mjetet që përdornin autorëve të vjedhjeve si dhe një pjesë të mallrave të vjedhura. Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurori.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›