Milani, problemenë sulm, Interi, në sfidëndelikate ndaj Lacios
ITALI- Milani luan të shtunën një nga transfertat më delikate të sezonit, teksa do të përballet me Breshian, një skuadër që lufton për të qëndruar në Serinë A. Kuqezinjtë do të kenë një repart sulmues në emergjencë, të përbërë vetëm nga Robinjo dhe Kasano, ndërkohë që Ibrahimoviç dhe Pato do të mungojnë. “Ndeshja me Breshian është ndeshja e titullit, - tha trajneri Masimiliano Alegri në prag të sfidës. – Është një nga sfidat më të rëndësishme, që mund të vendosë titullin kampion. Nëse fitojmë, bëjmë një hap shumë të rëndësishëm përpara”, shtoi ai. Në fakt, Milani kërkon shkëputjen përfundimtare drejt trofeut, por në krahun tjetër “dallëndyshkat” kërkojnë mbijetesën dhe në fushë do të jetë një betejë nga ato që rëndom quhen për “jetë a vdekje”. Milani vjen në këtë takim pas barazimit 2-2 me Palermon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një ndeshje ku kuqezinjtë treguan se kanë jo pak probleme. “Nuk kemi pasur shumë kohë për të përgatitur këtë takim, por skuadra e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Duhet të kemi kujdes dhe të mos e nënvlerësojmë ndeshjen, sepse Breshia, pavarësisht dy rezultateve të fundit negative, është mirë fizikisht. Duhet të luajmë si të mëdhenj, sepse pres një kundërshtar që në fushë të japë gjithçka. Në sulm kanë futbollistë të rëndësishëm si Eder, Karaçolo e Diamanti. E di që do të na sulmojnë, pasi ata luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit”, shton trajneri i Milanit. Në lidhje me problemet në sulm, trajneri i Milanit u shpreh: “Jam i qetë, Antonio, Robinjo dhe Boateng na kompletojnë. Kasano është duke kaluar një moment të mirë, është normale që nga ai të pritet gjithnjë më e mira”.
Interi
Java e 34-t e Serisë A do të luhet e gjitha të shtunën, duke qenë se dita e diel është Pashkë në Itali. Përveç Breshia-Milan, një nga përballjet më të rëndësishme është ajo mes Interit dhe Lacios, dy skuadra që ndahen vetëm nga 3 pikë në renditje dhe që synojnë një kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm. Zikaltërit kanë një mesatare prej 2,22 pikësh nën drejtimin e Leonardos, pavarësisht eliminimit nga Champions League dhe faktit që Milani është 8 pikë larg në renditje. “Janë numra të bukur, - tha trajneri brazilian. – Nëse do të fitonim derbin, mund të merrnim vendin e parë në klasifikim, ndërsa kishim mundësi të shkonim edhe në gjysmëfinale të Champions League, por hasëm vështirësi në 4 ditë. Lodhja e Interit gjithsesi duhet analizuar, mund të jetë te këmbët ose në kokë. Por, skuadra gjithsesi arrin të reagojë dhe të gjejë energji, siç bëri në Olimpiko ndaj Romës, ku nuk ishte e lehtë të fitoje”, u shpreh më tej trajneri i Interit. I pyetur nëse Murinjo mund të rikthehet tek Interi, Leonardo u përgjigj: “Është normale që të flitet akoma për të. Nëse një ditë do të rikthehet trek Interi, do të jetë i mirëpritur dhe unë do të jem i pari që do të them po. Është pjesë e pandashme e këtij klubi”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)