E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapet një sasi prej 219 kg marijuanë e depërtuar nga Shqipëria

Policia greke ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar një sasi prej 219 kg marijuanë, e cila ka hyrë në këtë shpet nëpërmjet kufirit shqiptar. Lënda narkotike po transportohej nëpërmjet dy automjeteve, që sipas policisë greke, ato janë nisur nga Saranda.

Të dy automjete kanë tentuar të largohen duke çarë postbllokun e policisë, por kjo e fundit është vënë në ndjekje dhe në fund ka arritur ti arrestojë. Bëhet fjalë për tre meshkuj dhe një femër, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik.

Pas kontrollit të ushtruar në të dy automjetet është zbuluar se në dy makinat gjendje një sasi prej 219 kg hashash. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›