Reforma zgjedhore LSI propozon numer te vogel zonash zgjedhore
Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ndërhyrjen në ndarjen e zonave zgjedhore. Kështu, ndalur në punën për hartimin e reformës së re zgjedhore, sekretari i përgjithshëm i LIS-së, Luan Rama bëri publik propozimin e kësaj partie, sa i takon sistemit zgjedhor. Nga ana e saj, LSI kundërshton në mënyrë kategorike ndërhyrjen në sistemin zgjedhor me një korrektim kombëtar, nëse ky veprim ndërmerret për të faktorizuar subjekte politike që nuk votohen nga elektorati. Ndërkohë ndalur tek ajo që propozon LSI, Rama saktësoi se “mund të ndërhyhet në ndarjen e zonave zgjedhore, në një numër më të vogël rajonesh zgjedhorë, që të kenë numër të përafrët zgjedhësish. Duke i dhënë vlerë dhe Kuvendit që del pas këtyre zgjedhjeve, por do të përfaqësonte dhe votën e zgjedhësve shqiptarë”.
Po kështu, referuar punës së deritanishme në kuadër të reformës zgjedhore, përfaqësuesi i LSI-së nuk kurseu kritikat ndaj dy forcave kryesore parlamentare. Sipas Ramës, është e domosdoshme që palët të kenë pjesë të axhendës së punës pikërisht sigurimin e barazisë së votës, kjo duhet të jetë prioritare. Për këtë arsye, Rama u bëri apel palëve që të ngrihen mbi interesat partiake dhe të vendosin në themel të kësaj pune pikërisht modalitetet që do të siguronin barizën e votës së zgjedhësve shqiptarë.