PS, firmos për shfuqëzimin e ligjit për moratoriumin e skafeve

Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur sot nismën për shfyqëzimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Nisma është hartuar nga deputeti i PS-së Artan Gaci ndërsa u firmos nga të gjithë deputetët socialistë në mbledhjen e grupit. dhe do të dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas Gacit kjo si iniciativë pasoi 24 janarin, datë kur qeveria paraqiti në komisionin e veprimtarive prodhuese një ligj për portet turistike, që për mendimin tim është terësisht absurd.
“Ky ligj është një nga ligjet më antikombëtare që ka marrë qeveria sëbashku me marrëveshjen detare. Është një ligj që nuk favorizon zhvillimin e turizmit por e shkatërron atë” ka theksuar Gaci.
Sipas tij ky ligj është një nga ligjet më anti-kombëtare që ka marrë qeveria sëbashku me marrëveshjen detare. "Është një ligj që nuk favorizon zhvillimin e turizmit por e shkatërron atë” theksoi ai.
Ligji për moratorumin e skafeve u miratua nga qeveria e djathtë në vitin 2006, dhe skadon në vitin 2013.