E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve, debate PD-PS për pasuritë e paluajtshme

Është shoqëruar me debate miratimi i disa neneve të projektligjit për pasuritë e paluajtshme në Komisonin e Ligjeve.
 

Socialistët shprehën rezerva për nenin 12 që i referohet emërimit të anëtareve të bordit drejtues së Zyrës së regjistritmi të pasurve të paluajtshme. Ata kërkuarn emërimin e një anëtari të bordit nga parlamenti dhe jo nga ministria e financave dhe e drejtësisë, si një kusht për më shumë pavarësi të këtij institucioni.
 

Pavarësisht kundërshtimeve, neni u miratua në versionin e propozuar nga qeveria.
 

Një tjetër pikë që përplasi palët ishin edhe kriteret që përcaktonin se kur cilësohej e humbur harta kadastrale e një prone.
Projektligji i ri parashikon që hipoteka të funksionojë me vetefinancim e të mos marrë para nga buxheti i shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›