Greqi, kapet shqiptari i kërkuar për vrasje

Kapet nga policia greke një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Ardian Kalaveshi 41 vjeç, lindur në qytetin e Korçës është kapur sot nga policia greke pasi ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 1991 ku 41-vjeçari ka vrarë shtetasin Roland Cangonji.
Ndërkohë po kryen proceduarat e ekstradimit të 41-vjeçarit nga Greqia drejt vendit tonë,për kryerjen e dënimit për veprën penale "Vrasje me dashje".