E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Procesi i demontimit të municioneve në vitin 2013

Ndërsa shpaloste bilancet vjetore të institucionit që drejton, ministri i mbrojtjes Arben Imami ka shigjetuar opozitën duke deklaruar se janë përpjekur të bëjnë zhurmë për bllokimin e procesit të eliminimit të municioneve të vjetra nëpërmjet rrugës fitimpurëse për shtetin, atë të shitjes së municioneve.

Duke mohuar kategorikisht shitjen e municioneve për Libinë, Imami u shpreh se procesi i demontimit të municioneve do të përmbyllet në vitin 2013 ndërsa sipas tij janë eliminuar poligonet e demontimit të cilat ndodhen në afërsi të zonave të banuara.
 

Më tej Imami deklaroi se gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet rishikim strategjik i mbrojtjes ndërsa sipas tij kapacitetet për përballimin e emergjencave civile janë në rritje progresive.
 

Jashtë vëmendjes së ministrit të mbrojtjes nuk kanë qëndruar as misionet paqeruajtëse për të cilat Imami u shpreh se Shqipëria do të vijojë të rrisë prezencën e saj. Sipas tij 7.5 % e buxhetit të mbrojtjes shkon për misionet paqeruajtëse.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›