E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektet e reja, Berisha: Shpërndarje transparente, nuk braktisim asnjë zonë

TIRANE- Kryeministri Berisha mblodhi sot Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve, ndërsa prioritet kishte shpërndarjen e fondeve për disa projekte të reja në qytete e komuna të vendit, si shkolla, rrugë, qendra shëndetësore etj. Sipas kryeministrit Berisha, qeveria e tij është e vendosur të shpërndajë në mënyrë transparente fondet për këto projekte pa braktisur asnjë zonë të vetme.

“Ne nuk braktisim asnjë zonë të vetme në zonë, asnjë komunë të vetme”, tha Berisha teksa renditi 124 projekte, për ujësjellës dhe kanalizime, 73 projekte për qendra shëndetësore, 75 projekte për shkolla në arsimin parashkollor dhe universitar, 128 projekte në ujitje dhe kullim, si edhe 21 projekte në fushën e kulturës, sic tha kryeministri

Berisha komentoi më tej se edhe lideri i opozitës Rama, merrte tre herë më shumë fonde nga kjo qeveri.

“Rama kur ishte në krye të Bashkisë ka marrë nga kjo qeveri 3 herë më shumë fonde se në kohën e qeverisë së tij, tjetër problem se si i ka menaxhuar ai”, tha kreu i qeverisë më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›