Berisha bisedë telefonike me N/tetar Pecin: Krenar për misionin tuaj
TIRANE- Sot paradite, Kryeministri Berisha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Nëntetar Aleksander Peci, i cili ndodhet për një trajtim më të specializuar në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl, në Gjermani, pas plagëve të marrë gjatë sulmit në Afganistan, ku humbi jetën edhe Komandant Feti Vogli.
Faqja zyrtare e Kryeministrisë zbardh këtë bisedë, ku theksohet se kreu i qeverisë i ka shprehur Aleksandrit urimin e tij më të përzemërt, të qeverisë shqiptare dhe mbarë shqiptarëve, për shërim të shpejtë e të plotë dhe kthimin shëndosh e mirë në familje dhe në atdhe.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe krenarinë e tij, të qeverisë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë për misionin fisnik të paqeruajtjes që Aleksandri dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tjerë kryejnë në Afganistan, në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me burrëri, profesionalizëm dhe dinjitet të veçantë.
(ma.ar/BalkanWeb)