Skandaloze, mësuesit nxjerrin fëmijët për kortezhin
Tiranë- Për të fshehur mungesën e vetëdijës qytetare shkollat e Baldushkut kanë ndërprerë mësimin duke nxjerrë në mënyre krejt të paprecendetë nxënësit për të percjellë kortezhin e kapiten Feti Voglit.
Banorët e Baldushkut, por jo vetëm duhej të mbushnin rrugët për ti dhënë lamtumirën e fundit birit të tyre që ra në krye të detyrës.
Por në zgjidhje të kësaj neglizhence kolektive nxënësit me urdhër të mësuesve mbushën anët e rrugëve të fshatit për të përcjellë trupin e pajetë të Feti Voglit.
Një rast i tillë nuk është parë në asnjë vend të botës që nxënësit të nxirren nga mësimi për të percjellë një të vdekur, qoftë ky edhe Dëshmor i Atdheut. Kjo është një shkelje e hapur e të drejtave të fëmijëve të cilët siç duket përveçse nxirren nga mësimi për mitingje ata detyrohen të shoqërojnë edhe një të vdekur.
Nëse ndërgjegjia jonë nuk është në nivelet e duhura të qytetarizmit dhe respektit ndaj një biri, komandoje apo heroi le të mos shfrytëzojmë fëmijët për të mbuluar fajet tona.
Shkrime të tjera me interes:
- Një shkollë për fëmijët autikë! Prindërit padisin Ministrinë e Arsimit Tiranë – Një numër i konsiderueshëm fëmijësh autikë që këtë...
- Fëmijët, protestë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të tyre Elbasan – Data 20 nëntor është dita ndërkombëtare e...
- Facebook-u virus i pashërueshëm për fëmijët Gati një milion fëmijë në të gjithë botën, të moshës...