E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, klandestinët, ekzaminim i detyruar për sëmundjet infektive

ATHINE - Policia greke do të ndalojë emigrantët klandestinë, që janë bartës sëmundjesh infektive dhe do t’i dërgojë në mënyrë të detyrueshme në spitale, që të ekzaminohen e kurohen, kështu thuhet ndër të tjera në amendamentin e paraqitur në Parlamentin grek. 

Siç argumentohet në amendament, përqëndrimi i madh i klandestinëve në qendrat e mëdha urbane krijon rreziqe serioze për shëndetin publik, duke marrë parasysh se jetojnë në mjedise të papërshtashme banimi, shtëpitë publike, përdorimin e drogës, si dhe sëmundjet infektive që ata i mbartin nga vendet e tyre të origjinës. 

Ministri i shëndetësisë dhe ai për mbrojtjen e qytetarit, deklaruan se janë rritur në shkallë shqetësuese rastet me SIDA, janë regjistruar 613 shtëpi publike pa leje dhe paralelisht me krimin janë rritur sëmundjet ngjitëse, duke e përshkruar problemin e emograntëve klandestinë si një “bombë higjenike që është gati të shpërthejë”.

Ata raportuan gjithashtu se do të bëhen kontrolle shëndetësore për të gjithë popullsinë e emigrantëve të paligjshëm, do të vulosen menjëherë shtëpitë në të cilat jetojnë në mënyrë të paligjshme dhe masivisht emigrantë dhe pronarët e tyre do të kenë përgjegjësi penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›