Kriza, FT: Italisë mund t’i duhen masa të reja shtrënguese
ROME - Financial Times lëshon alarmin se Italisë mund t’i nevojiten masa të reja shtrënguese, pasi kërcënohet sërish nga recesioni.
Gazeta prestigjoze shkruan se objektivat ambicioze të bilancit të Italisë mund të kompromentohen nga recensioni dhe normat e larta të interesit.
Për pasojë, qeveria italiane mund të detyrohet të ndërmarrë masa të reja shtrënguese për të çuar deri në fund programin e saj.
Financial Times citon një raport konfidencial që po qarkullon ditët e fundit në Kopenhagen. Bëhet fjalë për një raport mbi bilancin e Italisë që është shqyrtuar gjatë takimit të fundit të Eurogrup.
Megjithatë raporti në fjalë vlerëson shkurtimet e shpenzimeve të bëra nga Italia, duke nisur që nga maji 2010, që mund ta ndihmojnë vendin të barazojë bilancin brenda vitit të ardhshëm.
(er.nu/news24/BalkanWeb)