E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kriza ekonomike shqetësim në biznesin e turizmit

ATHINE-Kriza financiare dhe situata politike që sa vjen e më e vështirësohet në Greqi, i ka shfaqur shenjat e para edhe në biznes e vecanërisht në atë të turizmit, që është një nga sektorët më të zhvilluar dhe më fitimprurës në vend.

Shoqëria shumëkombëshe e turizmit TUI u ka dërguar një letër hotelierëve në Kretë ku u kërkon të parashikojnë në kontrata pagesat në dhrahmi.

Hotelierët të Kretës e karakterizojnë "groteske" letrën e TUI  dhe “të papranueshëm” qëndrimin e kompanisë gjigande, për të parashikuar në kontratat pagesën me dhrahmi, sepse sipas tyre, vendi nuk do dalë nga Euro. 

Presidenti i Shoqatës së Menaxherëve të Hoteleve të Kretës tha se një kërkesë e tillë nuk mund të pranohet nga askush, se vështirësitë do të kalojnë dhe viti 2012 do të jetë një vit më i mirë për turizmin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›