E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami e Malaj: Kush e kritikon, Rama i sulmon si ‘Berishianë’

TIRANE-Deputeti Kastriot Islami deklaroi sot se Edi Rama, tezën për bashkim në PS e ka vetëm në fletë, pasi në praktikë sulmon cdo mendim ndryshe në parti. Ndërsa Malaj kërkoi që themeluesit e PS të nderohen dhe jo të sulmohen.

Në një prononcim për TVNEWS24 jashtë ambienteve ku mbahet Kongresi i PS, Islami foli ashpër rreth kryesocialistit Edi Rama.
“Rama sot ironizoi Rexhep Mejdani. Pse? Sepse të kundërshtosh mendimet e Ramës t'i sulmohesh menjëherë prej tij. Ai tha sot, z Mejdani është hedhur në prehrin e Berishës. Por, tani është bërë zakon, në rast se t'i bën një kundërshti, ti je hedhur ne prehrin e Berishës. Tezat e bashkimit janë vetëm fjalë të Ramës”.
Sipas Islamit në PS tani anëtarët janë ndarë në 3 grupime, mbështetës së Ramës, kritikë të Ramës dhe Kundërshtarë të Ramës.
Islami theksoi se nuk mund të sulmohen kaq rëndë njerëz që kanë punuar për partinë. “Njerëzit që kanë shprehur mendimin ndryshe, jemi njerëz që kemi punuar për PS, e kemi themeluar PS, kemi qeverisur me PS, kemi treguar kapacitetet tona”.

Islami gjithashtu vuri në dukje se Rama lejoi të ndiqej direkt vetëm gjysma e Kongresit, kurse gjysmën tjetër e zhvilloi me dyer të mbyllura”.

MALAJ
Ndërsa brenda Pallatit të Kongreseve vijojnë punimet e Kongresitë të Partisë Socialiste, jashtë ambieteve, një nga zërat ndryshe në partinë socialiste , Arben Malaj komentoi punimet. Sipas tij, kreu i PS duhet të lejojë debatet e lira rreth programit, ndërsa vlerësoi se jo të gjithë në sallë e mbështesnin kryesocialistin.
Më tej, Malaj theksoi se PS i ka të gjitha mundësitë të jetë 2 hapa para partive të tjera. Shqetësim i vetëm, tha Malaj, është jo ardhja në pushtet, por qeverisja e mirë.
“Unë mendoj se PS i ka të gjitha avantazhet të jetë 2 hapa para partive të tjera. Por, kjo kërkon mbështetje maksimale. Kemi një shqetësim jo thjesht të fitojmë, por të qeverisim sa më mirë”.

Malaj komentoi dhe largimin e mundshëm të tij nga PS, por tha se ai vetë nuk e a kërkuar kurrë këtë. Largimi nga PS nuk është zgjidhje, unë nuk kam kërkuar të largohem nga PS. Në PS ka figura dhe njerëz të besuar. Themeluesit duan mirënjohje, PS nuk duhet te jetë një parti që nuk ofron mirënjohje. Përmend këtu, kemi ish-presidentin Mejdani, është një nga njerëzit më të besuar, shqiptarët e duan dhe e respektojnë dhe pse ai është larguar nga mandati. Ne jemi këtu që të punojmë në modernizimin e PS. Qëllimi ynë i përbashkët është fitorja e PS”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›