E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kongresi i PS, Reality show, ku Rama bën ‘terapi grupi’

TIRANË-Partia Demokratike e cilësoi trill gjithçka ndodhi në Kongresin e Partisë Socialiste ndërsa e cilësoi aktivitetin në fjalë si premierën e një “Reality Show” me titull, “Terapi Grupi”.

Deputeti Gerti Bogdani, tha në një deklaratë se Rama mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror, duke lënë pas edhe Hugo Chavez e Fidel Kastro për dështimet qe e ndjekin nga pas dhe ndasitë që krijon.

“Edi Rama krijoi ndasi midis shqiptarëve duke vendosur një pjesë kundër pjesës tjetër, ne deklarojmë se Partia Demokratike është e vendosur të punojë njësoj dhe me përkushtim për çdo shqiptar“, tha Bogdani.

Ai u shpreh se Edi Rama nuk përmendi të vetmin akt që ai mund të ndërmarrë për të ndihmuar shqiptarët, votimin e ligjeve me 3/5 të cilat ai i ka bllokuar.

Bogdani theksoi se Rama sot foli mbi axhendën e tij politike, por retorika nuk ka asnjë vlerë. “Rama kerkon te zgjidhe problemet me retorika. Rëndësi ka puna dhe përkushtimi të cilat Partia Demokratike i ka vendosur pa kursim në shërbim të gjithë Shqiptarëve”, tha Bogdani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›